Zbulohen thesare vikinge në Danimarkë, mes monedhave daneze u gjetën edhe monedha arabe dhe gjermane
Thesare të rralla që datojnë që nga vitet 980 pas krishtit, janë gjetur në një qytet të Danimarkës, monedhat 300 mijë vjeçare të groposura mendohet ti përkasin periudhë së vikingëve.
Një grua teksa kërkonte me një gjurmues metalesh pranë një kështjelle antike vikingësh në veriperëndim të Danimarkës, pranë qytetit Hobros zbuloi dy thesare pak metra larg njëri-tjetrit.Monedhat të cilat mendohen të jenë groposur nga vikingët gjatë luftërave, u harruan nga koha nën tokë pasi kështjella e ndërtuar nga mbreti Harald ‘Blue Tooth’, i cili është themeluesi i Danimarkës, u dogj.
Nga thesari numërohen rreth 300 monedha argjendi, ku përveç prerjeve daneze kishte dhe monedha arab edhe gjermanike të cilat mendohen të jenë grabitur nga vikingët.Përveç monedhave u gjet edhe një gur 500 gramësh, i cili mendohet të jetë grabitur në Skoci ose Irlandë.
E veçanta është se thesari daton nga e njëjta periudhë me këtë kështjellë vikinge, e për rrjedhojë do të lejojë për të mësuar më shumë rreth historisë së vikingëve.
Duke qenë se iniciativat arkeologjike private janë të ligjshme në Danimarkë, me kusht që pronari i tokës të pajtohet dhe gjetjet të kthehen në muze, gruaja që i ka gjetur monedhat i ka dërguar në Muzeun Historik të Aalborg, ku ato do të ekspozohen për publikun duke filluar nga 1 korriku.
Arkeologët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë gërmimet në vjeshtën e ardhshme, pasi të përfundojë sezoni i vjeljes.Shpresa e tyre është të gjejnë varret dhe me shumë gjasa shtëpitë e ish-pronarëve të kësaj plaçkë.