Zbulohet dokumenti sekret qeveri-banka, me paketën e ndihmës prej 100 milionë euro. Nëse nuk e kthen kredinë qeveria të sekuestron biznesin
Zbulohet dokumenti sekret qeveri-banka, me paketën e ndihmës prej 100 milionë euro. Nëse nuk e kthen kredinë qeveria të sekuestron biznesin
Kur nuk arrin ta paguash kredinë-“ndihmë” këtu hyn në punë “tigri” Arben Ahmetaj dhe krejt lukunia e oligarkëve, që pasi ta shqyen gurmazin “tigri”, ata turren dhe marrin krejt lirë pronat e sekuestruara nga qeveria, sepse nuk arrin të paguash kredinë, ku qeveria ti dha për të paguar pagat dhe detyrimet ndaj saj.
Dalin fakte të reja mbi atë që qeveria thotë se po ndihmon biznesin për periudhën e koronavirusit. Zbulohet dokumenti qeveri-banka (shiko në fund të shkrimit), ku qeveria në kuadrin e gjoja ndihmës ndaj biznesit të thotë merr kredinë për të mbijetuar tani, por më vonë nëse nuk e kthen, të nxjerrë dokumentin e sekuestrimit të pronës.
Ajo që propogandohet si ndihmë e madhe, mbetet thjesht një kurth vdekjeprurës, sepse duke parë marrëveshjen mes bankave dhe qeverisë, nëse biznesi merr kredinë (siç thotë Rama si “ndihmë”) dhe nuk arrin ta paguajë, atëhere qeveria e sekuestron biznesin dhe e shet për të marrë lekët që ajo ka dhënë si “paketë ndihme”.
Marrja e kredisë është për pagat, për kontributet në Sigurime Shoqërore, taksat, detyrimet e tjera ndaj shtetit, pasi me vendim qeverie aktiviteti privat të është bllokuar. Aktiviteti privat nuk ka probleme nga konkurenca apo probleme nga drejtimi privat, por nga situata e sotme prej koronavirusit e ku qeveria nuk të lejon të punosh, gjithçka është paralizuar.
Sipas marrëveshjes qeveri-banka parashikohet që biznesi të përfitojë një financim (kredi) deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat e nivelit të dytë, ku shteti bën rolin e garantit.
Por kjo është një lojë e pisët qeveritare.
Së pari, biznesi e merr si “ndihmë” këtë racion nga 100 milionë eurot, por të pret sekuestrimi shtetror. Dhe e dyta, qeveria ka në dorë që nesër të bëjë “selektimin e falimentimit”, pra nëse e ke mirë me qeverinë, të zgjat “litarin e vdekjes” ose nëse nuk shikohesh me sy të mirë nga qeveria, të sekuestron, sepse nuk ke paguar “kredinë si ndihmë”!
Gazeta Koha e Jone