Zbulohet gjurma më e vjetër në botë. –
Zbulohet gjurma më e vjetër në botë. –
Neil Armstrong la gjurmën e tij të parë në Hënë në 20 korrik 1969. Po në tokë, kur e është lënë gjurma e kafshëve? Nuk e dimë me saktësi se kur e kanë lënë kafshët gjurmën e tyre të parë, por gjurma më e vjetër e gjetur daton mes 551 milionë dhe 541 milionë vitesh, gjatë periudhës ediakaran.
Pra rreth 100 milionë vite përpara se dinozaurët të endeshin në Tokë, para 245 milionë vitesh.
Kjo gjetje sugjeron se kafshët zhvilluan krahë primitive dhe këmbë primitive më herët sesa mendohej. Gjurma e çuditshme prehistorike tregon dy rradhë gjurme që ngjajnë me një gjurmë këmbe të përsëritur thonë shkencëtarët.
Ata e gjetën këtë në Dengying Formation, një vend në zonën e Yangtze Gorges në Kinën jugore. Gjurmët tregojnë një kafshë bilaterale që është një krijesë me një simetri të dyanëshme që ka një kokë nga një skaj dhe shpinë nga ana tjetër dhe një të djathtë simetrike me të majtën e ka lënë këtë gjurmë. Kjo kafshë deti kishte një palë zgjatje që e ngrinin trupin mbi dyshemenë e oqeanit dhe këtë e tregon gjurma e lënë nga këmbët e shumëfishta.