Zbulohet kuzhina 3500-vjeçare në Azerbajxhan
8 Korrik 2024
Një kuzhinë 3500-vjeçare, me enët e qeramikës ende në vend, të përdorura ndoshta nga popujt nomadë të Kaukazit Jugor, është zbuluar nga një ekip arkeologësh në Azerbajxhan. Zbulimi u bë falë një bashkëpunimi midis Universitetit të Katanias, Camnes të Firences dhe Bakusë.
Gërmimi është në fakt unik dhe mund të hapë kufij të rinj në studimin e qytetërimeve të lashta kaukaziane dhe organizimin e tyre. “Është e vështirë të gjesh vendbanime si ky nga kjo epokë”, thotë Nicola Laneri, profesor i Arkeologjisë dhe Historisë së Artit në Universitetin e Katanias.
“Natyra e jashtëzakonshme e zbulimit qëndron në numrin shumë të madh të enëve me të paktën 100 vazo.
Me pak fjalë, është një vendbanim unik. Të tjera ishin gjetur në Gjeorgji dhe Armeni, por asnjëherë në këtë zonë, aq më pak një kuzhinë. Një gjetje që me shumë mundësi do të na lejojë të vazhdojmë me projekte të reja në Azerbajxhan”, tha grupi kërkimor.
Nga OraNews