![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/09/snowms010-905x450-1.jpg?fit=905%2C450&ssl=1)
Zbulohet një anomali e çuditshme! Studimi më i fundit: Ja ç’na pret këtë dimër dhe çfarë parashikojnë sinoptikanët
Zbulohet një anomali e çuditshme! Studimi më i fundit: Ja ç’na pret këtë dimër dhe çfarë parashikojnë sinoptikanët
4 shtator2020
Disa studiues që studiojnë ndryshimet klimatike kanë dalë në përfundim se një anomali e çuditshme do të ndodh në një pjesë të veçantë të Oqeanit Atlantik.
Një zonë e madhe e oqeanit midis Groenlandës jug-lindore dhe Islandës po shënohen temperatura sipërfaqësore që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja.
Sipas studimit, kjo anomali me kalimin e kohës mund të ndryshojë qarkullimin e termohalines, që ndikon në dendësinë e ujit.
Nëse kjo prirje ftohëse e kësaj pjese të Oqeanit Atlantik do të vijojë edhe në muajt dhe vitet e ardhshme do të kishte efekte edhe në Itali dhe rrjedhimisht edhe në vendin tonë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike.
Nëse masat vazhdojnë, dimri i ardhshëm mund të jetë më i ftohtë dhe madje me dëborë.
j.l./ dita