Zbulohet një stelë varri 2300-vjeçare në kishën e Shën Kollit në Lunxhëri. –
Zbulohet një stelë varri 2300-vjeçare në kishën e Shën Kollit në Lunxhëri. – Nga: Dhurata Hamzai |
Një Stelë Varri rreth 2300-vjeçare, e përbërë nga gur gëlqeror monolit është zbuluar në fshatin Këllëz të Lunxhërisë, në rrethin e Gjirokastrës. Në këtë objekt duket qartë elementët arkitektonikë e decorative. Shihet e gdhendur një shigjetë dhe shkrime të antikitetit që rrëfejnë emrin e personit të cilit i dedikohet kjo pllakë.
Ndërsa ky zbulim që daton në shekullin e tretë para Krishtit pritet t’i kthehet Muzeut Historik Kombëtar, arkeologu Spiro Nika rrëfen historinë e zbulimit të këtij objekti të rrallë. I intervistuar nga “Shqiptarja.com”, Nika rrëfen sesi u gjet kjo Stelë Varri e periudhës helenistike në një kishë që daton jo më shumë se tre shekuj. Objekti arkeologjik Stelë Varri konsiderohet nga arkeologu Nika si një gjetje rastësore, për shkak se ka qenë i ripërdorur në kishën e Këllezit në pjesën e ikonostasit. I vendosur në këtë kishë objekti ka ndryshuar, jo vetëm funksionin e tij, por edhe pamjen, duke mbetur për afër tre shekuj një “dokument historik” i fshehur mes gurëve të kishës. “Sipër këtij objekti është bërë suvatimi”, ka rrëfyer Spiro Nika për “Shqiptarja.com”. Objekti i zbuluar pritet të restaurohet dhe më pas të studiohet, edhe se çfarë shkruhet në të. Ndërkohë specialistët e Muzeut Historik Kombëtar e kanë parë të arsyeshsme që të bëjnë përpjekjet e tyre për ta kaluar këtë objekt të rallë arkeologjik nga pronësia e kishës në pronë shtetërore. Banorët e zonës dhe kryesia e fshatit kanë rënë dakord që objekti të ruhet dhe të ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ndërsa pritet që lëvizja nga Këllezi e objektit arkeologjik pranë një kishe ortodokse të bëhet sipas legjislacionit përkatës. Spiro Nika, arkitekt dhe restaurator e ka përcaktuar objektin në pasaportën e tij si “Pllakë përkushtimore, ndoshta e një strategu ushtarak të periudhës helenistike”. Nika mendon se pas zbulimit kjo pllakë duhet të të ruhet, ekspozohet dhe promovohet me efikasitet vetëm në Pavionin e Lashtësisë në Muzeun Historik në Tiranë. Në këtë intervistë, Nika rrëfen, jo vetëm për zbulimin e objektit, por edhe për zonën e Lunxhërisë dhe të Çajupit si një sit arkeologjik ende të paeksploruar. Gjatë një bisede të mëparshme me ju mësuam se siti arkeologjik në Këllëz të Lunxhërisë, konsiderohet si një zonë me thesare të rralla arkeologjike. Cilat janë disa nga zbulimet dhe pasuritë arkeologjike të kësaj zone? Stela me përmasa 164x41x18 cm ka qenë e ripërdorur në bazamentin e ikonostasit të kësaj kishe. Punimet në relievin e saj ruhen në gjendje shumë të mirë. Spikat mbishkrimi i periudhës helenistike në pjesën e sipërme dhe poshtë tij heshta me shigjetë si armë lufte zë pjesën kryesore të stelës. Nga vëzhgimet sipërfaqësore rezulton se kemi të bëjmë me një sit arkeologjik ku ka gjurmë fortifikimi, gjetje si fragmete qeramike (enë e tjegulla) etj. Ky është objekt me vlera të veçanta historike dhe elementë arkitektonik dekorativë. Duhet të ruhet,ekspozohet dhe promovohet me efikasitet vetëm në Pavionin e Lashtësisë në MHK- Tiranë Cili është datimi i kësaj stele. Ka lidhje me kishën prania e saj në të? Sipër këtij objekti është bërë suvatimi dhe duhet të restaurohet që të lexohet qartë se çfarë është shkruar dhe emri se kujt dedikohet. Në këtë sit arkeologjik ku spikat pozicioni strategjik, pranë një burimi me ujë të bollshëm, konstatuam praninë e gjurmëve të një sistemi fortifikues (mur mbrojtës dhe hyrje) dhe fragmente të shumta qeramike, të cilat po jua paraqesim në tabelat shpjeguese (enë të përdorimit të përditshëm, pitosa e tjegulla). Spikatin paraqitjet e plota të dy shenjtorëve, Konstadinit dhe Elenës të cilat kanë nevojë për konsolidime të menjëherëshme. Në çfarë gjendje ka qenë kisha kur u bë zbulimi? Në krye të fshatit Këllëz gjenden dy vende të shenjta, të cilat ishin katandisur në gjendje rrënoje. Shën Kolli i Madh pati fatin që në verën e vitit 2012 të ndjejë dorën e restauratorëve në arkitekturën e tij. Me bekimin e mitropolitit të Gjirokastrës , hirësisë së tij Dhimitrit, dhe kontributin financiar të vëllezërve Qirka e të Mitropolisë u realizuan ndërhyrjet në muraturë dhe çati. Këllëzi ka dhe kisha të tjera përreth si shën Mëhilli e shën e Premten, të cilat sot janë në gjendje rrënoje. Por këtij fshati i mungon tempulli i tyre simbol, kisha e shën Mërisë në qendër të fshatit. Padrejtësisht sot ai vend nuk ruan dinjitetin dhe shenjtërinë që ka pasur në shekuj, aktorët dhe faktorët që kanë gatuar këtë lëmsh duhet ta zgjidhin. Një gjë dihet: e shenjta nuk përdhoset. Duke lexuar studimin e Prof. Valter Shtyllës “Vepra inxhinerike hidrike në Shqipëri” të bie në sy aftësitë e mjeshtrëve lunxhiotë në ndërtimin e krojeve,bendeve dhe mullijve në zonën e tyre e më gjerë. Në Këllëz ekziston një asambël arkitektonik që meriton status të veçantë. Dy mullijtë e ujit në vijim të njëri-tjetrit, rruga me kalldrëm dhe ura e gurtë mbi përroin e Gurrës duhet të merren në mbrojtje shtetërore, pasi të jenë studiuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve. Si mund të jetë ndodhur Stela Mortore parakristiane brenda kishës? Më sipër ju më thatë se pritet që ky objekt arkeologjik të jetë në Muzeun Historik Kombëtar, a është i siguruar ndërkohë? Sigurisht që ato janë përdorur si një dëshmi e një kohe të shkuar. Kjo stelë në kishën e Shën Kollit u suvatua dhe mbi këtë gur lexohej ungjilli. Prandaj vëmendja e shtetit duhet të drejtohet edhe mbi terrenin arkeologjik, se pasurinë arkeologjike e tregojnë jo vetëm gurët e shekujve të 2-3 para Krishtit të ripëdorur në teknikat e reja të ndërtimeve, edhe gjetjet e ndryshme të bëra nga fshatarët. Ata kanë gjetur monedha edhe në enë qeramike të lashtësisë. |