Zbulohet nje vendbanim dardan i periudhes se vone te bronzit.Kosove.  –
.
Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës.Në Keqekollë, në kilometrin e 20 të rrugës Prishtinës-Medvegjë, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Keqekoles.

Në lokalitetin Keqekollë, rreth 20 kilometra larg Prishtinës, është zbuluar vendbanimi dardan i epokës së bronzit dhe një kështjellë e antikitetit si ajo e Keqekoles.

Kjo shënon zbulimin e parë të një vendbanimi parahistorik dardan të epokës së bronzit dhe të një kështjelle të antikitetit, zbulime këto të bëra nga ekspedita e Institutit të Monumenteve të Kosovës dhe dhe Muzeut rajonal të Prishtinës, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj. Vendbanimi parahistorik në Malësinë e Gollakut ngrihej mbi një kodër të butë në anën e majtë të bregut të lagjës së Kaçotëve, rreth 300 metra në jug të varrezës dardane të gjurmuar gjatë viteve 2000 – 2005 po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeut rajonal të Prishtinës. Vendbanimi dardan i takon epokës së bronzit të vonë (1300 – 1100 p. Kr.).

Ai paraqet fenomen të rrallë kulturor dhe shkencor për njohjen e kulturës dardane, ngase për herë të parë në Kosovë ndeshen shtresime të qarta të epokës së bronzit të vonë. Kështjella ngrihej mbi një kodër me pozitë të jashtëzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo në të gjitha anët është fortifikuar me mure të ngritura me gurë mesatar dhe të vegjël, të lidhur më llaç.

Muret rrethuese të trasha rreth 2m ruhen mirë në të gjitha anët. Kështjella në anën veriore është përforcuar me dy kulla drejtkëndore, të ngritura në dy faza. Në fazën e parë kulla lidhet në mënyrë organike me muret rrethuese.

Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se kështjella është ngritur në shek. IV pas Krishtit, ndërsa është rindërtuar gjatë shek. VI, sikurse edhe shekujve IX -XI, pa përjashtuar mundësinë e përfaqësimit të fazave dardane te epokës parahistorike. Kështjella mund të identifikohet me kështjellën Kekola, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, historiani i oborrit mbretëror të mbretit më origjinë dardane Justinianit, në veprën “Mbi ndërtimet”, në shek. VI pas Krishtit, thotë Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës.