Zbulohet origjina e virusit? – Ja ku u shfaq për herë të parë koronavirusi në vitin 2012
Zbulohet origjina e virusit? – Ja ku u shfaq për herë të parë koronavirusi në vitin 2012
16 gusht 2020
Koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë tek minatorët kinezë në vitin 2012 dhe mund të mos ketë ardhur nga tregu Wuhan, thonë shkencëtarët.
Covid-19 mund ta ketë origjinën në një minierë kineze në vitin 2012 dhe jo nga një treg në Wuhan.
Shkencëtarët besojnë se virusi shkatërrues, që ka vrarë mbi 760 mijë njerëz në të gjithë botën, në të vërtetë ka nisur 1000 milje larg nga tregu i Wuhan.
Tetë vite më parë, 6 minatorë në minierën Mojiang në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore u sëmurën nga një sëmundje e ngjashme me pneumoninë pas shpenzuan 14 ditë duke hequr feçet e lakuriqit të natës.
Tragjikisht, tre punëtorë vdiqën nga sëmundja. Mjeku Li Xu, i cili trajtonte minatorët, përshkruan se si pacientët kishin ethe, kollë të thatë, gjymtyrë të lënduar dhe dhimbje koke, të njëjtat simptoma si Covid-19 tani.
“Këto prova bëjnë që të rishqyrtojnë gjithçka që mendohej si origjina e pandemisë Covid-19”, kanë shkruar dy punonjës të projektit jo-fitimprurës Bioseksionit në Ithaca.
Minatorët u trajtuan në mënyrë të ngjashme ashtu si po trajtohen pacientët me Covid-19.
j.l./ dita