Zbulohet porti antik i liburnëve, i fundosur në Kroaci
Zbulohet porti antik i liburnëve, i fundosur në Kroaci
Arkeologët në Kroaci kanë zbuluar kete vere një port antik të zhytur nën ujë në perëndim të Detit të Novigradit, rëzë maleve Velebit.
Gjetjet arkeologjike pritet të hedhin dritë mbi lidhjet tregtare të liburnëve në botën antike.
Sipas datimit me radiokarbon, porti mund të jetë ndërtuar mes 371 dhe 199 p.e.s, përpara pushtimit romak.
“Deri tani rezulton të jetë porti më i vjetër në Liburni, ndoshta në të gjithë pjesën Adriatike të Kroacisë,” tha Mato Ilkić nga Universiteti i Zadarit.
Liburnët tregtonin me Kartagjenën, Numidian dhe Egjiptin Helenistik në Afrikën e Veriut, dhe më pas i zhvendosën mallrat në tokë, përtej maleve. Në këtë vend u gjet edhe qeramikë nga Italia.