Zbulohet projekti që do të sjellë së shpejti Soros në Tiranë. –
Zbulohet projekti që do të sjellë së shpejti Soros në Tiranë. –
31 Janar, 2019
Gazeta Telegraf
Universiteti i Evropës Qendrore, ku ka kryer master dhe Gent Cakaj, është mbyllur tashmë në Hungari. Për këtë arsye, po shikohet mundësia për hapjen e tij në një tjetër vend.
Sot, gjatë fjalës në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se vendosja e Besa Shahinit në krye të Ministrisë së Arsimit nuk është e paqëllimshme, pasi ajo njihet për përkatësinë e saj ndaj sektit Soros.
Kryemadhi tha se përmes Shahinit po përgatitet hapja në Shqipëri e Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, që u mbyll pak kohë më parë nga ana e qeverisë hungareze.
Universiteti, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.
Kujtojmë se Universiteti e ka mbajtur të hapur kampusin e tij në Budapest, por programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë.
Ndërkohë që Kryemadhi ka sulmuar dhe më tej Shahinin duke e quajtur atë një halabake rrugësh që nuk di të respektojë institucionet.
“Kësaj zonjës që nuk e di ku e e ka shtëinë, as ajo vetë i them që të ketë kujdes. Halabake rrugësh që nuk respektojnë institucionet, e kthejnë institucionin në orgji. Ki kujdes se nuk të fal njeri, nuk të falin as zonjat deputete, dhe as zonjat e Shqipërisë”,tha Kryemadhi.