Zbulohet raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujit
5 Gusht 2024
Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar raportin për cilësinë e ujërave në Europë, Shqipëri dhe Zvicër për vitin 2023. Aty rezulton se vendi ynë renditet i fundit për cilësinë e ujërave.
Analizat e plazheve në 119 zona të Shqipërisë tregojnë se vetëm 41% e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka ende shumë për të bërë për të arritur rezultate të larta.
Kjo panoramë pret pushuesit, ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë nga pushteti vendor e as ai qendror.
‘Problematika e ndotjes së mjedisit apo kanalizimeve të ujërave të ndotura është një problematikë e vjetër që po përpiqen t’i gjejnë një zgjidhje të re në gjykimin tim jo zgjidhja e duhur. po detyrohen subjektet turistike hotelet resortet dhe restorsantet të blejnë impiante të filtrimit të ujërave të ndotura në mënyrë individuale edhe ato subjekte që janë të lidhura me kolektorin pra me sistemin qendror të filtrimt të ujërave është një vendim i gabuar dhe avbuziv pasi nuk e zgjidh problemin.
Ka plot subjekte të tjera që derdhin ujërat e ndotura në det ose në lumenj dhe bashkuar këto me ujërat e filtruara të hoteleve që në numër janë shumë të vogla jo vetëm që nuk e zgjidh por shkakton problematika të reja sepse do të rriten çmimet’ u shpreh Flora Xhemani, eksperte turizmi.
Top Channel