Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Argjentinë
Zbulohet rasti i parë me “Flurona” në Argjentinë
22 Janar 2022
Rasti i parë me “flurona”, ose siç quhet ndryshe bashkimi i COVID me gripin, është zbuluar në Argjentinë.
Autoritetet konfirmuan infeksionin e dyfishtë të një djali tre vjeçar, duke siguruar se fëmija ishte mirë dhe do të transportohej nga spitali ku u shtrua.
Për të përshkruar gjendjen e pacientit që është i infektuar me këto dy viruse në të njëjtën kohë, në botë është duke u përdorur termi Flurona.
Flurona nuk është ndonjë variant i ri i koronavirusit e as një sëmundje e veçantë.
Rastet e para me Flurona janë zbuluar në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Brazilin, Filipinet dhe Hungarinë.
Gazeta Dita