Zbulohet shtëpia ku Shekspiri shkroi “Romeo dhe Xhuljeta”. –
Zbulohet shtëpia ku Shekspiri shkroi “Romeo dhe Xhuljeta”. –
Falë kërkimeve më të fundit është zbuluar edhe shtëpia e Shekspirit në Londër, në të cilën ai ka shkruar veprën “Romeo dhe Xhuljeta”.
Historiani Xhofri Marsh ka një dhjetëvjeçar që analizon të dhëna të ndryshme për të kuptuar me saktësi se ku jetonte Shekspiri gjatë viteve 1590.
Marsh i nisi kërkimet menjëherë pasi u zbulua teatri elizabetian në Shorediç të Londrës Lindore, 2008. Historiani donte të dinte nëse Shekspiri ka qenë ende gjallë kur veprat e tij po shfaqeshin në atë teatër.
Studimet e mëparshme kanë dhënë idenë se Shekspiri ka jetuar në Londrën Qendrore, pranë Stacionit të Rrugës Liverpul, pasi u shfaq në regjistrat e taksapaguesve në vitet 1597-98. Por vendi i saktë nuk u identifikua asnjëherë.
Sipas Marsh, provat sugjerojnë se Shekspiri ka jetuar në një banesë me pamje nga oborri i kishës së Shën Helenës, në atë rrugë, si qiramarrës i “Kompanisë së Lëkurëshitësve”, një grup që organizonte tregtinë elizabetiane të lëkurës.