Zbulohet sindroma e rrallë te fëmijët e prekur nga koronavirusi
Zbulohet sindroma e rrallë te fëmijët e prekur nga koronavirusi
8 GUSHT 2020
Gazeta Shqip.
Rreth 600 fëmijë në SHBA janë identifikuar me një sindromë të rrallë inflamatore e quajtur MIS-C, 4 muaj pas pandemisë së Covid-19
Sipas informacioneve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një raport të premten, thuhet se sindroma inflamatore shkakton shok toksik, ethe, skuqje deri dhe inflamacion të zemrës.
Kjo sindromë është evidentuar tek pacientë fëmijë dhe adoleshentë, rreth 2 deri në 4 javë pas infektimit me Covid-19.
Me rritjen e rasteve të koronavirusit, mund të ketë një shfaqje të rritur të sindromit MIS-C, por kjo mund të mos jetë e qartë menjëherë për shkak të vonesës në zhvillimin e simptomave, thanë autorët e raportit, përfshirë ata të ekipit të përgjigjes COVID-19 të CDC-së.