22 Mars 2025

Një gërmim arkeologësh, në Irakun verior ka zbuluar një skulpturë 2700-vjeçare të një hyjnie asiriane, e cila u gjet me dimensione thuajse të plotë.

Mungonte vetëm koka e sklupturës dhe koka tashmë ndodhet në koleksionin e Muzeut të Irakut në Bagdad, pasi iu mor mbrapsht kontrabandistëve.

“Unë kurrë nuk kam zbuluar sklupturë, kaq të madhe në jetën time më parë”, tha arkeologu, Pascal Butterlin, për skulpturën 18 tonëshe me përmasa 3.8 dhe 3.9 metra. Arkeologët thanë se vetëm në Egjipt e në Kamboxhia kanë parë skluptura të lashta, kaq të mëdha.

“Vëmendja ndaj detajeve është e pabesueshme,” tha profesori i arkeologjisë së Lindjes së Mesme në Universitetin e Parisit I Pantheon-Sorbonne.

Zbulohet skluptura 2700-vjeçare në Irak

E ngritur në hyrje të qytetit antik të Khorsabad, rreth 15 kilometra në veri të qytetit modern të Mosulit, skulptura tregon Lamassu, një hyjni asiriane me kokë njeriu, që ka trupin e një demi dhe krahët e një zogu.

Skluptura u porosit gjatë mbretërimit të mbretit Sargon II, i cili sundoi nga 722 deri në 705 para orës së re, dhe u ngrit në portat e qytetit, për të siguruar mbrojtje.

Banorët e fshatit aty pranë e fshehën sklupturën, gjatë pushtimeve të ISIS, më 2014.