Zbulohet statuja antike që u vodh në Apoloni e do trafikohej në Itali, dy në pranga
Zbulohet statuja antike që u vodh në Apoloni e do trafikohej në Itali, dy në pranga
- Trafikonin vepra arti, dy të arrestuar në Durrës, i sekuestrohet një statujë dhe një vazo me vlera monumentale
- Nga Elton Qyno
6 Korrik 2020
Report Tv ka siguruar foton e statujës që besohet se është vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Statuja dhe një vazo antike janë sekuestruar sot në zonën e Currilave në Durrës, gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia dhe prokuroria e Durrësit.
Hetimet e nisura 4 muaj më parë dhe kryesuar nga prokurori i Durrësit Bledar Bejko ka çuar në arrestimin e Roland Zaimin dhe një person tjetër nga qyteti i Fierit për akuzën e “Vjedhjes” dhe “Trafikut të veprave të artit”.
Kjo statujë besohet se është vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Së bashku me statujën është sekuestruar në një magazinë në zonën e Currilave dhe një vazo antike.
Të dyja këto vepra monumentale, po planifikoheshin të trafikoheshin në drejtim të Italisë, ku koleksionistë të ndryshëm janë të gatshëm për të paguar mijëra euro, për të pasur në koleksionin e tyre vepra arti dhe me vlerë të lartë monumentale, të epokën antike.
Pritet që hetime për këtë ngjarje të vijojë më tej, me shpresën e zbulimin të sendeve të tjera me vlerë dhe arrestimin e individëve të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit. Kodi Penal shqiptar sanksion trafikantët e veprave të artit me një dënim që fillon nga 5 deri në 15 vite burgim.
Gazeta Shqiptarja.com