Zbulohet varri i Attilas, armikut të Perëndimit – “Aty ku kalon nuk mbin më bari”,
1 Shkurt 2023
Ku kalon Attila nuk rritet më bari. Kjo është një nga thëniet që prej shekujsh shoqërohet me imazhin që kemi për mbretin e Hunëve, që për një periudhë të gjatë ka qenë armiku kryesor i Perandorisë Romake dhe qytetërimit perëndimor, deri në vdekjen në vitin 453.
Por varri i tij duket sikur është zbuluar në Rumani, gjatë punimeve për ndërtimin e një autostrade, në afërsi të qytetit Mizil, në juglindje të vendit.
Varri përmban një skelet, mbetjet e një kali, dhe një sasi stolish floriri, që i ka bërë arkeologët të mendojnë se bëhet fjalë me shumë mundësi me “shtëpinë e fundit” në tokë të personazhit të njohur të historisë, mbretëria e tij që përfshinte një territor që shkonte në pikun e tij nga Ukraina e deri në Poloni dhe pjesë të Gjermanisë, periferia e atëhershme e Europës, arriti me një ushtri e përbërë pothuajse në tërësi nga nomadë të kërcënonte dhe plaçkiste Romën, duke kaluar edhe nga Ballkani.
Një nga objektet më interesante është pikërisht maska funerare prej floriri që mbulonte me shumë gjasa fytyrën e tij që sot cilësohet si pothuajse si një hero kombëtar në Hungari.