Zbuloi skemën e Call Center-ave? Murrizi: Do denoncoj letërkëmbimin me institucionet, shefi i krimit ekonomik merrte rrogë mujore
Zbuloi skemën e Call Center-ave? Murrizi: Do denoncoj letërkëmbimin me institucionet, shefi i krimit ekonomik merrte rrogë mujore
Nga OraNews
5 Janar 2022
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, i cili vitin e kaluar denoncoi skandalin e tenderit me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë sot gjendet i paditur nga policia për akuzën e “Fshehjes së të ardhura” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ekskluzivisht për Ora News në një lidhje telefonike me gazetaren Siklajda Shorja ai nuk e mohon që ky kallëzim ndaj tij të jetë një lloj presioni për atë denoncim por nga ana tjetër deklaron se ka qënë ai që ka vënë në lëvizje autoritetet edhe për skandalin me Call Center-at që mashtronin qytetarët e BE.
Murrizi paralajmëroi se shumë shpejt do të bëjë publike letërkëmbimin me institucionet kryesore shtetërore dhe do të denoncojë përfshirjen e drejtuesve të policisë kriminale në këtë aferë.
Murrizi: Mund të jetë një presion por unë i kam përdorur letra higjienike individë të qelbur të këtyre 30 viteve që koha i ka lënë në drejtimin e institucioneve që duhej të ishin të pastra por kjo nuk do të më mbyllë gojën, do të denoncoj prapë. Shumë shpejt do të denoncoj të gjithë letërkëmbimin që kam pasur me institucionet kryesore shtetërore nga drejtori i policisë, drejtori i policisë së Tiranës, shefi i krimit ekonomik, prokuroria e Tiranës, drejtoria e kufirit për këtë skandalin e Call Centerave. Ka qenë një kërkesë e imja si deputet pas informacioneve që kisha marrë në rrugë operative. Do të denoncoj pjesëmarrjen në lojën e pistë të Call Centerave të gjithë zinxhirit komandues të policisë kriminale nga Tonin plehra tek ai hajduti i krimit ekonomik të Tiranës që është bërë sot shefi i krimit ekonomik në Tiranë.Merrte rrogë mujore te Call Centerat që grabisnin qytetarë të BE.Prokuroria të bëjë punën e saj unë do të vazhdoj të jem akoma më aktiv nga çkam qenë për çdo maskara dhe fundërrinë të këtij vendi dhe çdo pisllëk që unë kam dijeni.
Një pyetje pati dhe për Tonin Vocaj që mban detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale.
Murrizi: Regjimin e Toninëve e kam përmbysur në ’90, e mbaj mirë mend kërtë fundërrinë se ishte oficer sigurimi në Kamëz. I bëj një pyetje të drejtëpdrejtë: Nga i gjeti lekët që shkollon vajzën në Francë? Unë kam tre biznese legale që kam paguar tatim, kam paguar për 600 mijë euro divident në 2014 si të rrallë subjekte se nuk ka paguar kush divident nga “Justiani I”.
Ish-deputeti demokrat sqaroi gjithashtu se dosja e tij penale është e pastër dhe se në 30 vite nuk ka asnjë dënim ndaj tij.
Mashtrimi me Call Centera, mbeten në burg dy nga të arrestuarit. Izraeliti akuzohet si organizator i skemës së mashtrimit
Mashtrimi me Call Centera nga Tirana: 35 të arrestuar mes tyre edhe izraeliti, organizatori i skemës së mashtrimit
Murrizi: Në 30 vite të gjitha i kam deklaruar te formulari i dekriminalizimit. Një akuzë që e shoh në lajme nga këto plehrat, unë kam marrë pafajësi në Gjykatë të Lartë dhe po të ishte se isha i dënuar do të humbja mandatin. Është vepër penale që e penalizon ligji i dekriminalizimit. Në formularin që e kam plotësuar në shtator të 2017 i kam deklaruar të gjitha betejat e mia me sistemin e drejtësisë. Në 30 vite
jam i padënuar. Kam pasur përplasje dhe do të kem se unë nuk jam njeri që hesht, nuk më impresionon asnjë lloj butaku apo qënie e pistë në këto institucione qoftë kjo dhe prokuroria e atëhershme dhe kjo e sotshmja.
Ai inkurajon SPAK-un që ta ketë këtë zell për të hetuar ata që firmosin dhe vjedhin para publike, ndërsa paralajmëron se nuk do të mund ti mbyllë dot gojën asnjë zyrtar në karrigen e shtetit.
Zbuloi aferën e uniformave të rendit, paditet nga policia. Ja si reagon Myslim Murrizi
Murrizi: Nuk do të doja që drejtësia e re të ishte në funksion të pushtetit për të goditur pjesën e opozitës meqë në këtë valë është opozita në qendër të vëmendjes por do ti bëja thirrje ish-kandidatit për deputet të rinisë komuniste të Lisen Bashkurtit, Ben Krajës, që drejton SPAK-un sot që të merren me listën e atyre që kanë firmosur para publike në 20 vitet e fundit nga 2001-2021, që kanë qenë ministra, zëvendësministra, drejtorë të përgjitshëm, të shikojë figuron emri i Murrizit apo jo.Murrizi ka punuar në ’92-’96 dhe ka 25 vite në njëfarë mënyre në opozitë, edhe me qeverisjen e PD 2005-2013, kam qenë në punët e mia, në biznes tim legal. Kanë ardhur kontroll në firmën Murrizi hetimi tatimor, tatimet. Sikurse te “Justiniani I”. Nuk më impresinojnë elementë të inkriminuar të llumit të shoqërisë shqiptare që drejtojnë policinë për hetimin e Murrizit që nuk ka ushtruar funksion publik, nuk ka firmosur dhe nuk ka përfituar para publike në 30 vite. Do ti ftoja të kishin këtë zell për pasurinë e Gjiknurit, Ahmetajt, Ramës, të Bashës, kunatit, të atyre që kanë qenë në pushtet. Gjithësesi drejtësia të bëjë punën e saj por nuk ka fundërrinë ne karrigen e shtetit që mund ti bëjë presion Myslim Murrizit.