![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/12/Maria-Zakharova-Zedhenesja-e-Ministrise-se-Jashtme-Ruse.jpg?fit=640%2C419&ssl=1)
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse: – Situata në Kosovë nuk është larg nga një konflikt i shkallës së gjerë
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/12/Maria-Zakharova-Zedhenesja-e-Ministrise-se-Jashtme-Ruse.jpg?resize=565%2C369&ssl=1)
Maria Zakharova Zedhenesja e Ministrise se Jashtme Ruse
26 Dhjetor 2022
Rusia ka thënë se situata në Kosovë nuk është larg nga një “konflikt real i një shkalle të gjerë”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka fajësuar palën kosovare për situatën.
“Përkeqësimi i ri që shpërtheu në krahinë tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, tha Zakharova në një përgjigje për media, raporton “B92”.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar në Zubin Potok ka pasur një sulm me armë zjarri ndaj forcave të KFOR-it. Ndërsa barrikadat në veri vazhdojnë të qëndrojnë prej 17 ditësh.
Gazeta Panorama