
Zef Hila drejt lënies së mandatit pas fitores në “Primare” – Ja kush mund te jete ne vendin e deputetit në Shkodër: Ludovik Hasani.
5 Dhjetor 2022
Zef Hila ka dale fitues në Primaret e organizuara nga Partia Demokratike sot në Vaun e Dejës, çka do të thotë se edhe lista e deputetëve të PD-së në qarkun e Shkodrës do të pësojë ndryshime.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zef Hila ishte deputeti i pestë i PD-së në Shkodër, dhe pas tij mbeti në listën jofituese Bardh Spahia i cili mblodhi 7219 vota.
Por si për koicidencë, Spahia është rikonfirmuar si kandidat i PD-së për Bashkinë e Shkodrës dhe nuk ka gjasë që ai ta lërë kandidimin në 14 maj për tu futur sërish në Parlament.
Nga kjo situatë duket se do të përfitojë Lodovik Hasani i cili me 3810 votat e mbledhura do të marrë mandatin e deputetit pasi Zef Hila të regjistrohet zyrtarisht në KQZ si kandidat për zgjedhjet lokale.

Nga BallkanWeb