20 Shkurt 2024

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentyuar rënien e monedhës së euros në evdnin tonë dhe forcimin e lekut për të cilin u shpreh se kjo vjen për shkak të një serie pasojash.

Ai tha se treguesit flasin për një pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale. Sipas tij orientimi i parave të pista në jetën ekonomike është shumë më intensiv se më parë.

Shqipëria ka adoptuar një këmbim të kursit të lirë kjo është nga arritjet e mëdha tonat. Ndërkohë luhatjet e mëdha dhe mbiçmimi i lekut edhe kur ekonomia nuk performon si duhet flasin për pompim të tregut me para me origjinë informale dhe kriminale. Kanabizimi, aministia fiskale që de facto ka ndodhur.

Vetëm sektori i ndërtimit performon me rritje, ndërkohë që bujqësia ka rënë me një të katërtën. Këto 12 miliardë euro të kthyera në Shqipëri, janë rreth 48 për qind e GDP-së. Prurjet e emigracionit janë 600-900 mln euro në vitet e fundit. Janë konvertuar kanë lindur nevojë për blerje në tregun e brendshëm.

Është bërë një kërcënim dhe për sektorin publik që do të thotë leje, licenca dhe problemi nuk ishin paratë por duhej në që fliste mirë anglisht, pra po kërkohen mekanizma që nga një anë e legjitimojnë dhe nga ana tjetër e bëjnë të paprekshëm.

Orientimi i parave të pista në jetën ekonomike është shumë më intensiv se më parë. Pesha ekonomisë në Shqipëri vijon të mbetet konstante, mos të harrojmë se dhe fitimet e bankave janë rritur me herë.

MCN.tv