Zekë Cakë Kabashi e fali tokën për shkollë ne vjetin 1916.
21 Mars 2023
Ne kohën e turkut, si vetun ne Gurakoc, i ban shtypje Pren Palokës, Pashai i Pejës qe patjetër edhe ky me u bo muslimon.
Ky ia kthen: ‘Sha Krishtin isha bo, me dijt se dal burrë i mirë si Lul Gjoci e Zekë Cakë Kabashi… e di se nuk muj pa ia ngre gishtin, e pra po rri kaurrë, e nuk jam vetun, se i kam keta dy e shumë tjerë përrreth, si këta.
Shume ma vonë kah vitet 1916, me “komandë” t’priftit t’Pejës, shkojnë Pren Paloka e Lul Gjoci, te Zekë Caka, me ia lypë/ble Mixhës Zekë tokën, aty ku sot asht Shkolla Fillore ne Gurakoc:
– menova se e keni për Kishë ose Xhami, e kesh tue iu xhobitë shtrejtë, por mbase qe e paskeni për SHKOLLË, fal u koftë.
Zekë Cakë Kabashi e fali tokën për shkollë.
Dritë iu pastë shpirti t’treve dhe shumë tjerëve.
Pren Paloka 1823 -1930
Keshtu asht fillesa per Shkollen e Gurakocit, qe pak ma vonë e kan ndertu Ukë Paloka e Ukë Bajrami, me shumë ndihmaqar fqinjë t’Istogut.
Nga FB: Gjokë Paloka