Zelensky: – Samiti i Brukselit do ekspozojë tradhtitë, do shohim kush është mik
Zelensky: – Samiti i Brukselit do ekspozojë tradhtitë, do shohim kush është mik
24 Mars 2022
Në fjalimin e tij të mbrëmje me video, Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky paralajmëroi liderët perëndimorë që do takohen në Bruksel se Rusia po ushtron fuqinë e saj ekonomike për të ndaluar aleatët e Ukrainës që të ndërhyjnë në luftë.
“Ne e dimë se rusët tashmë kanë filluar të lobojnë për interesat e tyre. Këto janë interesat e luftës. Ne e dimë se ata po punojnë me disa partnerë,” tha Zelensky përpara samiteve të G7, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që do të mbahen në Bruksel të enjten.
“Pozicioni ynë i vendosur do të përfaqësohet në këto tre samite,” vazhdoi ai.
“Në këto tre samite do të shohim: kush është mik, kush është partner dhe kush na tradhtoi për para”.
Rreth 40% e Evropës furnizohet me gaz rus. Udhëheqësit evropianë kanë kërkuar burime alternative të energjisë teksa kërkojnë sanksione ndaj Moskës.
Zelensky do t’i drejtohet samitit të NATO-s përmes lidhjes-video dhe pritet të bëjë thirrje për armatim më të avancuar, duke përfshirë sistemet e avionëve.
Nga OraNews