22 Gusht 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë të hapur dhe konstruktive me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

“Një takim i hapur, i sinqertë dhe konstruktiv me presidentin e Serbisë,” shkroi Zelenskiy, i cili mori pjesë në darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Athinë.

“Diskutim i dobishëm në lidhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe paprekshmërinë e kufijve.

Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në familjen e përbashkët europiane, për zhvillimin e marrëdhënieve tona që janë në interesin tonë të përbashkët”, shkroi presidenti ukrainas.

Gazeta Sot