6 Korrik 20-24

Keto dite doli nga shtypi libri “SHKODRA-HISTORIA QË GJALLON ME RELIKET E SAJ”, të mbështeteur nga Botimet Alsar dhe kryetarit të saj Mehdi Gurra. Ky liber me dy vëllime prej afro 1400 faqesh ka permbledhur shume relike shkodrane te marra ne foto si dhe te spjegura me histori te veçanta dhe qe trajtojne te kaluaren e Shkodres.

Reliket kryesisht jane te mbledhura ne arkivat e familjeve te vjetra shkodrane por edhe në muzeumet e qytetit si dhe muzeumet e huaja. Në këtë libër janë permbledhur relike të gjenezës dhe identitetit, relike të personaliteteve, të artit e kultures, te gruas shkodrane, relike arkeologjike të librave të vjetër, relike fetare, të persekutimit komunist, te gastronomise, të fjalimeve historike te personaliteteve shkodrane, etj. Në libër do të gjeni reliket e Hamza Kazazit, kësaj figure të shquar të lëvizjes kombëtare, anëtarit të Këshillit të Përkohshëm dhe komandantit të veprimeve luftarake në kryengritjen qytetare të Shkodrës të v. 1835, që janë në arkivin e stërnipit të tij, Hamz Kazazi i ri, si unaza ku i është shkruar në turqisht emri Hamza bin Kazaz(Hamzai biri i Kazazëve), apo vulat e mrekullueshme që ai ka përdorur, shpatat dhe koburja e tij.


Në arkivin e Mark Zadejës janë ruajtur gjyslykët me kutinë e tyre dhe stilografi që ka përdorur Gjergj Fishta.
Interesante janë gjylet prej guri kur ushtritë turke kanë sulmuar Kalanë e Shkodrës në periudhen 1478-1479, si dhe disa gjyle metalike që ushtritë serbo malazeze-serbe nga Taraboshi kanë bombarduar Shkodren më 1912-1913, të ruajtura me fanatizëm në oborrin bahçe të familjes Suma apo në banesën e Pjerin Vatës si edhe në disa shtëpi të lagjes Tabakë, apo Ditari anonim në dorëshkrim sot në Muzeun Historik të Shkodrës për këtë luftë, apo edhe gjesti shkëlqimtar i shprehur me refuzimin që Imzot Serreqi i bën dekoratës së dhënë nga Mal i Zi, gjetur në dokumentat austriake. Mbetet relike edhe ndër më interesantet një filmim pa zë, bardh e zi,për luften që bëri Mali i Zi me qëllimin me pushtue Shkodren, që u gjet në Kinotekën e Malit të Zi në vitin 2008 dhe pas procesit të restaurimit në digjital, në laboratorin “Hungarian Film Lab”, sot ruhet në Arki¬vin Qendror Shtetëror të Filmit, si filmimi më i hershëm i fondit filmik të AQSHF-së.
Reliket më të bukura ishin ato që lidheshin me histori të ndryshme të Shkodrës.Në shtëpinë e Syrri Dizdarit ruhet shpata e dëshmorit Nasuf beg Dizdari i II që ra së bashku me Dasho Shkrelin në luftën e Shpuzës të vitit 1840, apo dekorata e dhënë nga papa e Nasuf Beg Dizdarit të dytë i cili kishte mbrojtur komunitetin katolik nga sulmet malazeze. Në arkivin e Ana Shkrelit ruhet koburja e Zek Jakinit që luftoi me trimëri kundër turqve.
Asht një relike e papërsëritshme fotoja ku në Portin e Durrësit, e premte, 7 prill 1939, ora 10:05 e deri pak para mesditës, Rrok Gera negocion me Kryekomandantin italian, Guzzoni, në përpjekje për të shmangur me çdo kusht pushtimin fashist te Shqiperise..
Ka qenë emocion i veçantë zbulimi im në Angli, në qytetin Halifaks, në Muzeumin “Banksfield Muzeum” pavioni me relike nga Shqipëria të Edit Durhamit , me titull “Bukë e krypë e zemër”. Ne qender te tij qëndronte madhështor kostumi i mrekullueshëm i një katolikeje shkodrane që ato e kishin sistemuar në një raft xhami në mes të ekspozitës dhe që ndallohej prej tjerëve.

Zenepe Dibra


Kam gjetur katër diploma të shkodranëve në Ekspoziten e Artizanatit të zhvilluar në Tiranën në qershor të 1931(ndoshta ka edhe më shumë), ku kanë fituar çmime prestigjoize Jakup Dibra fitoi çmimin e dytë dhe medaljen e argjendë me punimin artisanal armë bastun- model i viti 1931, me gdhendje e skalitur me punsona, tavolina e punuar në mënyrë artizanale e pa asnje bulon apo gozhdë por veç me kllapa e Gjon Shllakut, punime artizanale me djegje të jastëkëve zbukurimorë që kishte bërë nëna e Engjel Çekës si dhe diploma për punime në piktuurë e Idromenos.
Interesant ka qenë gjetja në museum të Shkodrës e harmoniumit të Pjetër Dungut me të cilën ai kishte kompozuar me dhjetra këngë dhe dhuruar nga Imzot Vinçens Prenushi që para se ta arrestojnë ja dhuron Pjetër Dungut. Pjeter Dungu kishte lanë amanet që mesha e parë në Shkodër të bëhej me këtë harmonium.
Janë të ruajtura maskat e Karamahmut Pashë Bushatit në Muzeun e Cetinës, maska e Padër Gjergj Fishtës në familjen e Tom Lecit dhe tjetra e ripunuar në arkivine Kishës françeskane dhe maska doktor Shirokës në arkivin e Mhill Shkëmbit
Në Arkivin e Dush Llujës ruhen relike të Tahir Pashë Krajanit veçanarisht medalje trimërije i cili u dallua për trimërinë e tij në Stamboll në një dyluftim me malazes, ku doli fitimtar dhe Sulltan Hamiti do ta bënte pasha.
Në libër janë dekorata të ndryshme të shkodranëve, diploma, pasaporta, relike të huajve që kanë kontribuar për Shkodren. Asht punimi me mendafsh i figures se presidentit amerikan Willson që bëri aq shumë për Shqipërinë dhe Shkodren, i punuar në Shkodër me mëndafshin natyral të saj, dhe sot gjendet në muzeun e tij privat në Virgjinia.
Në arkivin e Tef Curanit është ruajtue poltroni që përdorte Abat Prenk Doçi kur ai priste dhe prezantohej me personalitete të ndryshme Poltroni ka të gdhendura simbole pellazgjiko- ilire, një radhë shqiponjash, me anë të cilave Abati identifikonte qytete të ndryshme të Vilaje¬tit të Shkodrës dhe Kosovës. Në mbështetjen anësore ka edhe një gjysmë hënë ndoshta për të reflektuar një harmonizim fetar në mes komuniteve.
Emocionuese janë reliket e grave, kostumet e hijshme të tyre që ruhen akoma në arkivat familjare, kostume të grave muslimane, katolike dhe ortodokse janë madhështore në hijeshinë, traditen dhe kostumografinë shqiptare. Janë rujatur jo vetëm kostumet por edhe aksesorë të ndryshëm të tyre por mua do më bentë përshtypje një letër e ruajtur në fund të një arkeje nusesh nga Nana e Leopold Shkrelit kur brezit të ardhshëm i kishte lanë si amanet se si të vishesh kostumi kombëtar dhe radha e veshjes së elementëve të saj. Punime pa fund qëndisije, gjëra të arta të trashëguar deri në katër breza e më shumë, janë reliket më të çmuar të gruas shkodranë. Pikturat e hershme të piktoreve të para shkodrane janë ato që tregojnë emancipimin e tyre dhe kulturen e hershme në pikture gadi edhe profesionale sepse kishte nga ato që kishin mbaruar shkollat në Dubrovnik. Por për herë të parë këtu ekspozohen pikturat e Lajde Saraçit, të ruatura në arkivin e Filip Guraziut, e cila ishte e para grua shkodrane që do niste makinën dhe fituese e çmimit të dytë në ekspozitene evitit 1924 nga shoqëria Rozafat. Por shumë emocionuese është një relike e Mark Shllakut, një letër që ai i len si amanet gruas nga burgu. Janë këto relike të persekutimit komunist ku përveç tjerave është një unazë e punuar në burg me bërthamë pjeshke nga Ramadan Kazazi , apo luga që ka përdorë Leopold Shkreli në burg, që e mban si relike në shtëpinë e tij, apo guri, i gjetur në Porto Palermo nga Xhoana Topalli ku është shënuar Ferdinand Topalli dhe data 10 dhjetor 1949 kur ato ishin atje të internuar, etj.apo vizatimet për shokët e burgut nga Haki Hysen Bushati
Duke hartuar këtë libër një emocion dëshpërues më ka lindur kur shkodranë të vjetër më kanë treguar sa shumë relike të çmuara kanë patur, sa shumë janë zhdukur, sa shumë pa dëshiren e tyre ju kanë marrë, por edhe sa monumente kulture të papërsëritshme janë prishur. Komuniteti musliman ka mbetur pa varret e personalitetev më të shquara jo vetëm fetare por edhe patriotike . Nuk janë varri i Daut Boriçit, Hamza Kazazi, Kasem Taipit, etj.
U shkatërruan objekte unikale, si Bexhisteni, Pazari i Shkodrës, Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, Hamami, dhe shumë shtëpi karakteris¬tike shkodrane.
banesa e Daut Boriçit, e Luigj Gurakuqit, shtëpia e Kushe Micës ku u hap shkolla e parë e vajzave, banesa e Muzhanëve ku jetoi për disa vite Franc Nopça, Shkolla e Parrucës, Shtëpia e Pionierit, Xhamia e Hynqarit (e Selvisë) ndërtuar në vitin 1478,
Kisha e Zojës e shkatërruar më 1967; b. Katedralja ortodokse e Shkodrës e Shën Aleksandër Nevskit, e cila u prish më 1967, Hamami i vjetër i Shkodrës dikur në hyrje të Shkodrës etj, etj. Vetëm është ruajtur brava e derës së Bezistenit dhe çelsi i ruajtur në familjen shkodrane të A. Shkodrës, si dhe dryni i Kalasë së Shkodrës që na e përvehtësuan malazezët, kur ato pushtuan Kalanë dhe që ruhet në Muzeun e Cetinës, apo armët dhe maska e Karamahmut Bushatit të ruajtur po në këtë museum.Malazezët kur u futen në Kalanë e Shkodrës në prillin e 1913, vodhen Muzeun e pasur të Bushatllinjve me mbi 1000 artefakte, i cili ndodhej në banesen e tyre në oborrin e kapite¬nerisë së sotme.
Po kështu në ditët e prillit të 1913, malazezët kanë bastisur edhe dhomën e koleksionit të armëve të Cufo Kukës, vëllaut të Oso Kukës, duke i marrë të gjithë armët.

Zenepe Dibra – “SHKODRA-HISTORIA QË GJALLON ME RELIKET E SAJ”


Familjet tregtare dhe aristokrate të Shkodrës kanë humbur shume artefakte të jashtë-zakonshme, vegla muzikore, dokumenta të firmave të tyre, korepondenca me firmat e huaja, bizhuteri shumë të çmuara, monedha ari të vjetra dhe orendi të jashtëzakonshme që i kishin marrë nga vendet perëndimore dhe deri nga vendet e lindjes së largët nga Kina, Japonia, piktura me shumë vlera, armë artizanale të punuara artistikisht, të veshura me ar dhe argjend të punuara nga artizanët shqiptarë, libra të vjetër filozofikë, artistikë dhe fetarë, fjalorë, etj.Janë prishur dhe marrë me qindra artefakte nga muzeumet e rralla ndoshta edhe në Ballkan të françeskanëve, dhe jezuitëve
Këto janë vetëm disa relike që më kanë emocionuar mua dhe do tju emocionjnë edhe ju në dy vëllimet prej afro 1400 faqesh ku ka me qindra relike të tjera po aq interesante sa këto që ju permenda, të gjitha me foto me ngjyra.