“Zëri Amerikës” për dekretin e Presidentit Meta në lidhje me koncensionin e aeroportit të Rinasit
“Zëri Amerikës” për dekretin e Presidentit Meta në lidhje me koncensionin e aeroportit të Rinasit
“I bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo zyrtari të lartë të administratës, të reflektojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë dhe të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e vendit, që janë në zbatim të saj, duke e paralajmëruar njëkohësisht se për çdo vepër penale të konsumuar, gjithçka po mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi” – tha zoti Meta
Radio shtetore e SHBA ka shkruar mbrëmë në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për koncesionin e aeroportit të Rinasit.
Nga Zëri Amerikës-
Ndër të tjera VOA thotë se “Në Tiranë, presidenti Ilir Meta i kërkoi parlamentit të hedhë poshtë si anti-kushtetues shtesën e fundit në ligjin për koncensionin e aeroportit “Nënë Tereza”.
Zoti Meta tha se me këtë ligj u zgjat pa garë dhe pa transparencë edhe me 15 vjet të tjera afati i shfrytëzimit të aeroportit.
Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në parlament si anti-kushtetues ligjin për ratifikimin e një ndryshimi të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Presidenti Meta deklaroi përsëri sot se ai ligj bie ndesh me parimet e Kushtetutës, anashkalon të gjithë kuadrin ligjor në fuqi dhe është një tjetër provë flagrante e “korrupsionit legjislativ” dhe kapjes së shtetit.
Qeveria e miratoi këtë ligj me një vendim në fund të janarit dhe pas pak ditësh e dërgoi në parlament, ku hyri në shqyrtim të komisioneve brenda ditës dhe u miratua pas pak ditësh.
Sipas presidentit Meta kjo marrëveshje e bërë me nxitim, pa konkurs dhe pa transparencë, zgjat me 13 vjet afatin e koncensionit të Aeroportit të Rinasit nga 22 vjet në 35 vjet.
“Kuvendi duhet të kërkojë vënien para përgjegjësisë të çdo funksionari publik, që ka konsumuar shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit përgjatë procedurave të ndjekura, të vlerësimit të propozimeve, negocimit, e deri te hartimi, nënshkrimi i kontratës dhe servirja për miratim me ligj, të kësaj marrëveshjeje shtesë koncesionare, që haptazi është në dëm të interesit publik, shtetëror dhe kombëtar” – tha ai.
Zoti Meta i tregoi shtypit 43 faqe me argumentat ligjore për shkeljet kushtetuese të ligjit për koncensionin e Rinasit dhe ftoi deputetët të mbrojnë interesin publik dhe kombëtar të shtetit shqiptar dhe të shtetasve të tij.
“I bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo zyrtari të lartë të administratës, të reflektojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë dhe të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e vendit, që janë në zbatim të saj, duke e paralajmëruar njëkohësisht se për çdo vepër penale të konsumuar, gjithçka po mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi” – tha zoti Meta.
Qeveria nuk ka pranuar të bëjë komente mbi deklaratat e presidentit të Republikës lidhur me zgjatjen e koncensionit të aeroportit Nënë Tereza.
Ajo miratoi në fund të janarit kalimin e aeroportit tek një kompani shqiptare, nga e cila pritet një ulja e çmimeve të udhëtimit. Kur kanë ngelur edhe 6 vite për të përfunduar kontrata e parë e koncesionit, qeveria i shton kësaj edhe 13 vite të tjera afat deri në vitin 2040.
Gazeta Koha e Jone