Zgjedhje lokale të parakohshme në një ditë me parlamentaret, reagon sërish PPE për Reformën Zdhedhore dhe lëshon thirrjen e fortë
Zgjedhje lokale të parakohshme në një ditë me parlamentaret, reagon sërish PPE për Reformën Zdhedhore dhe lëshon thirrjen e fortë
12 QERSHOR 2020
Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sot sërish me një deklaratë në websajtin zyrtar, të nxjerrë në emër të nenkryetarit Kovatschev (GERB, BG) si dhe të zëdhënësit për çështje të jashtëme e të zgjerimit Michael Gahler (CDU, DE). Ky i fundit u pronocua edhe më 9 qershor.
Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ata vlerësojnë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE dhe shprehen se nëse, përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane.
Më poshtë teksti i plotë:
Reforma Zgjedhore do e sjellë Shqipërinë një hap afër Bashkimit Europian.
“Grupi i PPE mirëpret marrëveshjen politike për reformën zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale ”, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE për punët e jashtme. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e takimit në Tiranë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku u diskutua për kushtet e vëna nga BE dhe masat përkatëse lidhur me to.
“Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të drejta. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri dhe plotëson në të njëjtën kohë dy kushte të përcaktuara për fillimin e negociatave të pranimit në BE” – tha Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE.
“Si një kusht tjetër për të filluar negociatat e pranimit, Këshilli Evropian në Mars kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Fakti që pushteti lokal në Shqipëri drejtohet nga një parti e vetme bie ndesh me nocionin themelor të një demokracie pluraliste.
Legjislacioni që kërcënon lirinë e shprehjes duhet të shfuqizohet dhe të kryhet hetim për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara ”, shtoi Kovatschev.
“Grupi PPE mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Prandaj ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe partive opozitare në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, siç rekomandohet nga BE dhe OSBE. Nëse përfundohet në këtë frymë dhe zbatohet me mirëbesim përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, ajo do ta sjellë Shqipërinë një hap më afër në rrugën evropiane ”- theksoi Gahler.
“Ka 15 kushte që Shqipëria duhet të përmbushë për të filluar negociatat e pranimit. Përmbushja e tyre nuk është vetëm një veprim procedural, por do t’i shërbejë para së gjithash shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i plotësojnë të gjitha 15 kushtet dhe do të monitorojmë nga afër zhvillimet “, theksojnë Kovatchev dhe Gahler.