Zgjedhje të lira më 25 prill? Van Gerven Oei: – Një përrallë absurde

20/10/2020

Në një lidhje Skype për “Tempora”, gazetari holandez Vincent Van Gerven Oei e quajti një përrallë absurde faktin të besosh se me këtë kornizë ligjore dhe politike që është Shqipëria aktualisht, të besosh se në 25 prill do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas tij, kur nuk ka shtet ligjor nuk mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.

“Nuk është se meqë jam kundër kësaj qeverie, duhet të jem pro kësaj opozite. Unë jam kritikues ndaj kujtdo që është dhe ka qenë në pushtet. Por problemi themelor është mungesa e shtetit ligjor. Pa shtetin ligjor nuk ekzistojnë as zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk besoj këtë gjë. Që mund të ekzistojnë këto zgjedhje fantastike brenda kornizës siç e kemi aktualisht në Shqipëri. Kjo më duket një përrallë absurde“, tha Van Gerven Oei.