Zgjedhje të parakohshme? – Analisti Ben Andoni zbardh skenarin e Ramës brenda PS-së: – Këtë javë kemi gjyqin e McGonigal
12 Shkurt 2024
Analisti Ben Andoni mendon që ka një skenar brenda Partisë Socialiste për zgjedhje të parakohshme, të diktuara ose nëse do të gjenden në një situatë të tillë.
Duke folur në një studio televizive, Andoni tha që gjatë vizitës së Blinkenit në Shqipëri mund të ketë një mesazh për Shqipërinë për ta përgatitur për çdo lloj të papriture që mund të ndodhë me Kosovën.
Analisti e sheh si një zhvillim pozitiv bashkimin e grupeve parlamentare të Berishës e Bardhit, dhe zhvillimin e mbledhjeve në selinë blu, duke shtuar se pragmatizmi ka prevaluar mbi moralin.
Lidhur me mbledhjen e Asamblesë së PS-së dhe mesazhet e Ramës, Andoni thotë:
“Tregon që ai (Rama) ka kontrollin e plotë të partisë, do t’i tregoj strukturës së partisë që është e tulatur, që ka kohë që s’e njeh bazën, që të përgatiten për votimet e ardhshme, që në mendimin tim, normale do ishte që Shqipëria të kishe zgjedhje të parakohshme. E para mënyrën si po funksionon legjislativi në Shqipëri, ekzektivi pothuajse është i pakontrollueshëm, dhe nga ana tjetër masa e korrupsionit që ka përfshirë pjesën socialiste, të tre këto elementë e kanë bërë z.Rama të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm dhe të kërkojë vëmendje në të ardhmen.
Unë mendoj që z.Veliaj i kërkohet më shumë edhe për shkak të investimit të madh që është bërë te z.Veliaj, ka qenë nga drejtuesit e qarqeve, që ka pasur hapësirën më të madhe qoftë për PR, që s’e kanë pasur këtë hapësirë njerëzit e tjerë. Rama do t’i tregojë kujtdo që njeriu me të cilin duhet të identifikohet PS është ai dhe askush më shumë. Nëse Rama do jepte përgjigje për Ahmetajn do tregonte që është i përfshirë. Në mendimin tim do duhej të kishte një përgjigje zyrtare për PS, por ju keni parë që nga PS dhe grupi parlmanetar s’u morën masat e duhura ndaj z.Ahmetaj. Z.Ahmetaj e ka pasur pasaportën diplomatike edhe kur ka qenë në kërkim. Ekziston një kompleks ndaj z.Ahmetaj te PS, kur ai ishte në pushtet kishte vazhdimisht pakënaqësi ndaj tij, por në momentin që pësoi këtë fat dhe arriti të ngrihet kundër familjes së tij, në gjuhën e komunikimit Z.Rama zgjodhi këtë gjuhë indiference duke t’ia lënë vet përgjegjsinë atij, sesa për ta barazuar veten, për t’i dhënë një përgjigje direkte. Me këtë rast i ka dhënë një lloj mësimi të tjerëve që do mundohen ta përfshijnë z.Rama në shqetësimin e tyre me drejtësinë.”
Analisti shton se:
Nuk është e çuditshme që PS të bëjë edhe zgjedhje të parakohshme. Këtë javë kemi gjyqin e McGognigalin dhe zhvillimet për inceneratorët, këto e bëjnë mazhorancën që të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Në daljen para një muaji, Rama i paralajmëroi njerëzit e tij për zgjedhjet e parakohshme. Dhe është një skenar te PS ose për zgjedhje të diktuara të prakohshme, ose nëse do të gjenden përballë presionit për t’i bërë të tilla zgjedhje”.
Gazeta Sot