Zgjedhjet 2025/ Rama: – Vota e diasporës, një proces kompleks! Për herë të parë votohet me postë
19 Dhjetor 2024
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës u ndal tek Zgjedhjet 2025.
Ai u shpreh se vota e diasporës është një proces kompleks që paraqet shumë sfida, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke sqaruar se paraqet vështirësi regjistrimi për herë të parë si votues, por se më pas gjithçka bëhet më e lehtë.
“Për herë të parë shqiptarët mund të ushtrojnë të drejtën e votës pa detyrimin të udhëtojnë drejt Shqipërisë, por duke përdorur postën nga aty ku banojnë. Është sfidë më vete. Nuk e shoh kryetarin e KQZ por me siguri do të jetë i pranishëm më tutje për të dhënë këndvështrimin e tij teknik mbi vështirësitë e procesit dhe nevojën e mobilizimit të të gjithëve për të ushtruar atë të drejtë, sepse është kompleks si proces për regjistrimin për herë të parë si votues.
Ruajtja e identitetit gjuhësor e kulturor, është pjesë e misionit tonë si komb dhe qytetarë të vetëdijshëm të vendit”, tha ai.