“Zgjedhjet 30 qershorit të çuditshme”, Ambasadorja franceze: Shumë të rinj duan të ikin përgjithmonë, kryeministri thotë…
“Zgjedhjet 30 qershorit të çuditshme”, Ambasadorja franceze: Shumë të rinj duan të ikin përgjithmonë, kryeministri thotë…
14 korrik 2019
Në ditën e Festës Kombëtare të Francës, ambasada franceze në Tiranë ka organizuar një pritje me këtë rast, ku i pranishëm ka qenë presidenti i vendit Ilir Meta, por ka munguar Edi Rama dhe Gramoz Ruçi.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja franceze Christina Vasak ndër të tjera është shprehur se Franca do të qëndrojë në krah të Shqipërisë, pavarësisht vendimit që do të merret në tetor për hapjen e negociatave ose jo.
Ajo është shprehur se “të ndërtosh një shtet ligjor, pa pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi, është një gjë për të cilën shqiptarët duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje”.
Ajo shton se “përtej klasës politike, diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur dhe shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar ose zëvendësuar autoritetet kompetente”.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 30 qershorit, ajo i quajti ato “të çuditshme”, ndërsa vuri theksin tek largimet e të rinjve nga vendi.
“Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të ikin. Çfare gjeje eshte me e natyreshme, sic me te drejte ka thene kryeministri, sesa zbulimi dhe eksplorimi i pjeses tjeter te Evropes, por pse shume te rinj duan te largohen pergjithmone? Kjo nuk është diçka e mirë”, u shpreh ambasadorja e Francës.
“Të jeni të sigurt, Franca do të qëndrojë panë Shqipërisë, pavarësisht nga vendimi që do të merret nga Këshilli në tetor, unanimisht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë kontekst, Presidenti Macron paraqiti në prill në Berlin, në samitin e organizuar nga kancelarja Merkel, strategjinë e Francës për Ballkanin Perëndimorë”, është shprehu ajo.
Gazeta Panorama