
Zgjedhjet e 11 majit dhe programi i PD. – Berisha takon ish-kreun e grupit konservator të Britanisë së Madhe në PE
15 Shkurt 2025
Kryetari i PD, Sali Berisha, priti në selinë blu, z.Geoffrey Van Orden, ish-kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian.
Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se, në fokus të bisedës me Van Orden, ishte bashkëpunimi midis PD dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet parlamentare të 11majit dhe përgatitja e progamit elektoral.
“Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, dhe njëkohësisht, gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm.
Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Berisha.