“Zgjedhjet e 1945 nuk u njohën nga ShBA”- Studiuesi: 75 vite më pas ka një situatë të ngjashme, por në fund….
“Zgjedhjet e 1945 nuk u njohën nga ShBA”- Studiuesi: 75 vite më pas ka një situatë të ngjashme, por në fund….
29 qershor2019
Studiues Erald Kapri shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i njohën zgjedhjet e vitit 1945 në Shqipëri dhe as regjimin e Enver Hoxhës.
Në një postim, ai shkruan se pas 75 vitesh, Shqipëria është thuajse në një situatë të ngjashme.
Reagimi i plotë:
Mendoj se ka nevojë për një qartësim dokumenti i nxjerrë nga profesor Aurel Plasari, që gjendet në përmbledhjen dokumentare të Owen Pearsons “Albania in occupation and war”.
Kreu i misionit amerikan në Tiranë, Jacobs, vëzhgoi dhe hartoi një raport të gjerë mbi zgjedhjet e vitit 1945 të cilat i cilësoi si normale. Ky raport mbeti një propozim i Jacobs por Departamenti i Shtetit nuk i njohu zgjedhjet e Dhjetorit 1945 dhe as regjimin e Enver Hoxhës.
Deri në vjeshtën e 1946, aleatët ishin prezentë në Tiranë por nuk njohën zyrtarisht asnjë akt të pushtetit të Hoxhës, duke përfshirë edhe zgjedhjet ne dukje normale, pa opozitë dhe me pak kandidatë të pavarur. Misionet u larguan më pas nga Shqipëria dhe denoncuan regjimin e ri kriminal.
74 vite më pas, duket se ka një situatë të ngjashme por në bindjen time, ShBA-të nuk do njohin në fund asnjë farsë, ashtu si në 1945. Durim…ShBA-të nuk do na lënë vetëm…të paktën unë kështu besoj…se historia nuk do përsëritet.
Gazeta Panorama