Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbyllet zyrtarisht votimi në 6 bashki
Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbyllet zyrtarisht votimi në 6 bashki
Nga OraNews
6 Mars 2022
Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbyllet zyrtarisht votimi në 6 bashki
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit 6 bashkitë e vendit. – Tashmë pritet që të fillojë edhe numërimi i votave.
Zgjedhjet janë zhvilluar në Vorë, Rrogozhinë, Durrës, Lushnjen Durrës, dhe Shkodër.
Referuar të dhënave të fundit të KQZ kanë votuar në total 19.63% e qytetarëve me të drejtë vote.
Qendrat u hapën zyrtarisht në orën 07:00 por kutitë jo pasi komisionerët nuk shkuan në kohë dhe në zona të tjera moti jo i favorshëm për infrastrukturën shqiptare u bënë pengesë.
Në raportimet e gazetarëve të Ora News në qendrat e votimit, në shumicën e tyre rezulton se ka pasur vonesa. Në zonën e Dukagjinit u bllokuan rrugët nga bora, në Shalë nuk kishte energji elektrike.
Edhe Dibra pati probleme me vonesat në nisjen e votimit. Në shumë zona të Lurës votimi u bllokua nga bora dhe mungesa e energjisë elektrike.
Në Durrës incidentet kulmuan me denoncimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ku një vëzhgues i PS u shfaq në media duke fotografuar kartat e identitetit të votuesve.
Po ashtu në Durrës koordinatorë të PD-së dhe “Shtëpisë së Lirisë” janë konfliktuar para qendrës së votimit. Ndërkohë u shfaqën edhe probleme me pajisjet e identifikimit.
Në Lushnje mungonte komisioneri i “Shtëpisë së Lirisë”, ndërsa nga ky koalicion deputeti Luan Baçi denoncoi parregullsitë e procesit të votimit në një sitë vendore në Lushnje. Ai i bëri thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për autorët e këtyre abuzimeve.
Në Vorë veç mungesës së komisionerëve të PD-së, u vunë re skema tradicionale të votimeve shqiptare, ato familjare. Denoncime erdhën edhe nga PD për këtë fakt.