Zgjedhjet e të dielës në Kosovë/ Lorenc Vangjeli: – Vetëvendosje do të dalë parti e parë.
7 Shkurt 2025
Në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo, u fol për zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në Kosovë.
I ftuari Lorenc Vangjeli tha se Vetëvendosje do të dalë parti e parë në zgjedhje. Ai shtoi se Vetëvendosje do ta ketë të vështirë që ta ketë kryeministrin, edhe për shkak të përplasjeve të saj me Ramën në Shqipëri dhe ndërkombëtarët.
Lorenc Vangjeli: Besoj se Vetëvendosje do të dalë parti e parë në Kosovë. Por për shkak edhe të kundërshtive të mëdha nga ndërkombëtarët, Vetëvendosje do ta ketë të vështirë të ketë kryeministrin.
Kurti do ta ketë të vështirë, edhe për shkak të përplasjes me Edi Ramën në Tiranë. Por, dua të them se kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, kushdo që të jenë ata, janë të detyruar të punojnë bashkë.