23 Prill 2023

Në Veri të Kosovës, këtë të dielë votohet për zgjedhjet e parakohshme për zgjedhjen e kryetarëve në katër komuna.

Mediat në Kosovë shkruajnë se deri më tani në qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë,  nuk ka shkuar askush për të votuar.

Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjithë votuesit janë nga komuniteti serbë. Përveç komisionerëve shqiptarë në këtë qendër ka dhe vëzhgues nga komunitetet e tjera.

Ndërkohë kujtojmë se sot zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.