Zgjedhjet “moniste” të vitit 2019, çojnë në falimentim bashkitë 100% socialiste!
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët e vendit është shfaqur “me dhimbje koke”. Në fjalën e tij plot nervozizëm, ai ka shpallur falimentimin e bashkive të vendit që drejtohen (përveç Shkodrës) nga njerëzit e zgjedhur pa garë prejt tij.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë në administrim të gjitha ato bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar.
Ai ka deklaruar se situatën financiare katastrofik do ta marrë qeveria n dorë dhe paralajmëroi masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura. Kryeminstri tha se të gjitha bashkitë janë të zhytura në të cilat përplasn te qeveria.
Ai i paralajmëroi kryebashkiakët e tij, se duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare.
Në vend që problemin dhe zgjidhjen ta gjente te abuzimet e rënda që bëjnë bashkitë socialiste të cilat që nga viti 2017 dretohen pa opzitë në këshillat bashkiakë, ai proklamoi rritjen e taksave për qytetarët.
“Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.
Kjo situatë falimentimi në pushtetin lokal ka qenë e pritshme pasi kryetarët e bashkive dhe këshllilat dolën nga zgjedhje “moniste”, pas bojkotimit të opozitës në vitin 2019. Abuzimi me tendera dhe taksat nëpër bashkitë socialiste ndërkohë që nuk kanë opozitë në këshillat bashkiakë, ka lënë rrugë të lirë për rritjen galoponte të korrupsionit i cili trajtohet përveç të tjerave në çdo audit të KLSH.
Alfapress.al