Zgjedhjet vendore: – Pesë deputetë lënë mandatin për të kandiduar si kryetarë bashkie, ja kush do i zëvendësojë në Kuvend
26 Mars 2023
Pesë deputetë të Kuvendit lënë mandatin për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 14 majit për kryetarë bashkish.
Tre prej deputetëve janë të PD-së, ndërsa 2 janë nga PS-ja. Nga PD janë deputetët Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Zef Hila të cilët lënë mandatin e ligjvënësit.
Në qarkun e Elbasanit, mandatin e merr Qan Xhafa i cili zëvendëson Boçin, në Tiranë vjen Asllan Dogjani i cili zëvendëson Këlliçin ndërsa në Shkodër, Lodovik Hasani zë vendin e Zef Hilës.
Nga ana e mazhorancës janë deputetët Benet Beci dhe Besjan Ajazi që largohen nga Kuvendi.
Në Shkodër ku do të kandidojë Beci, do të zëvendësohet nga Ilir Beqja. Në Gramsh pas lënies së mandatit nga Besjan Ajazi vjen Shkëlqim Bullari.