Zgjerimi me 12 milje në Jon, Athina e bën fakt të kryer: Hyn në fuqi dekreti, njoftimi i Ministrisë së Jashtme: Është një e drejtë e jona e patjetërsueshme

27 dhjetor 2020

Ministria e Jashtme në Greqi ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare mbi dekretin presidencial që u miratua dy ditë më parë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Ministria e Jashtme greke e cilëson vendimin për zgjerimin me 12 milje si një të drejtë të patjetërsueshme.

Kujtojmë se më herët është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin Rama, se të dyja vendet do t’i drejtoheshin Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Deklarata

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi Dekretin Presidencial për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt në Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez që hyri në fuqi sot.

Dekreti Presidencial u lëshua në përputhje me ligjin ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën ndërkombëtare.

Greqia është e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit dhe gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” shkruhet në deklaratë.

Gazeta Dita