Zgjerimi me 12 milje në Jon/ “Nga zona veriore e ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro”, çfarë përmbajnë 5 nenet e projektligjit grek
Zgjerimi me 12 milje në Jon/ “Nga zona veriore e ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro”, çfarë përmbajnë 5 nenet e projektligjit grek
9 janar 2021
Ka shkuar në parlamentin grek projektligji për zgjerimin e Jonit me 12 milje. Datat e shqyrtimit, sipas programit të publikuar janë: më 12 janar diskutimi i parë në komisionin për çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes, në 15 ridiskutim nëse shfaqet e nevojshme, dhe në 19 në seancë plenare. Sa i përket përmbajtjes së projektligjit; në nenin e parë përfshihet sfera e zbatimit.
Projektligji i referohet rajonit detar në zonën veriore të Periferisë së ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro, duke bërë të qartë se zona e mësipërme përfshin rreptësisht brigjet tokësore, ishujt dhe daljet e shkëmbinjtë e territorit grek, siç parashikon e Drejta e Detit, neni 121 (10 dhjetor 1982).
Në paragrafin e dytë të nenit të parë përcaktohet vija e matjes së zonës bregdetare, sipas vijës natyrore siç parashikohet në dekretin presidencial. Neni i tretë referohet në zgjerimin e zonës përkatëse me 12 milje.
Në nenin e katërt theksohet se do të lejohet përkohësisht peshkimi nga anijet e BE në zonën nga 6 milje deri në 12 milje. Projektligji mbyllet me nenin 5 ku theksohet se ligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.
Projektligji vjen pas marrëveshjes Greqi-Itali për përcaktimin e zonës detare në Jon. Burime diplomatike bëjnë fjalë për një zgjerim të territorit sovran grek, pas shumë vitesh, në kuadrin e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare. Kryetari i Kuvendit grek Tasulas ka kërkuar që çdo deputet të votojë me zë, për të siguruar miratimin e plotë.
o.j/dita