Zgjidhen 10 finalistët e çmimit Kadare. –
Zgjidhen 10 finalistët e çmimit Kadare. –
27/04/19.
Juria edicionit të pestë të Çmimit Kadare është mbledhur sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, për të zgjedhur 10 autorët që do të garojnë për çmimin e madh. Mbledhja nisi në orën 10.00 dhe përfundoi në orën 14.00.
50 dorëshkrime u shqyrtuan nga juria, bazuar në vlerat që përfaqësonte secili prej tyre për të arritur në 10-tëshen finale.
10 autorët e përzgjedhur si konkurrues të edicionit të pestë të çmimit Kadare, do të bëhen publikë më 29 prill në suplementin Leteratura në gazetën Liberale.
Juria kryesohet nga Bashkim Hoxha dhe në përbërje të saj janë: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.
Nga: Gazeta Liberale