Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave
Pas afro një viti konkurrim, sot në mbledhjen e Asamblesë u përmbyll zgjedhja e kandidatëve të regjistruar për katër fusha të reja të hapura me vendim të Asamblesë.
U regjistruan gjithsej 9 kandidatë, nga të cilët 6 prej tyre u kualifikuan për garën përfundimtare, që u zhvillua sot.
Në përfundim të votimit, komisioni bëri të njohur për të pranishmit në sallë dhe për ata në linjë (online) se nga katër fusha pati fitues vetëm për tri prej tyre, si vijon:
1. Për shkencat arkeologjike për titullin akademik: prof. Adem Bunguri.
2. Për shkencat e mjekësisë veterinare për titullin akademik, prof. Anila Hoda.
3. Për shkencën e gjuhësisë, për titullin akademik prof. Valter Memisha.
Komisioni do të shpallë nesër pasqyrën analitike të rezultateve për të gjithë kandidatët.
Kryesia e Akademisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në garë, institucionet dhe organizmat që u përfshinë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe votimin e tyre.
Gazeta Shqiptarja.com