Zgjohen Shqipëtaret! – Të gjithë në këmbë, revoltë popullore për rritjen e çmimeve
Zgjohen Shqipëtaret! – Të gjithë në këmbë, revoltë popullore për rritjen e çmimeve
11 Mars 20224
Fermerët e Lushnjes ishin të parët që dolën në protestë këtë të premte, 11 mars.
Duke kundërshtuar rritjen e çmimeve që kanë prekur nivelet më të larta historike, ata bllokuan për disa minuta aksin Lushnje-Fier.
Policia e Rendit dhe forcat shqiponja krijuan kordone sigurie, por qytetarët u ulën në rrugë në shenjë proteste.
“Është e disata herë sepse ne ky i gjati na ka falimentuar. Jemi në katastrofë, po punojmë po i hedhim.”
“Sot nuk jemi ngritur për naftën, jemi ngritur për të gjitha sepse ka shkuar aty ku nuk mban më fermeri shqiptar.”
Në Korçë studentët kundërshtuan rritjen e çmimeve.
U përplas me policinë, Spaho për Ora News: Kam dalë si qytetar në protestë, ndërhyrja e efektivëve e jashtëligjshme
“Nëse nuk merret një vendim për uljen e taksave dhe të naftës, sepse shumica e këtyre studentëve nuk janë nga qyteti i Korçës dhe i nevojitet një rrogë e plotë që ët vijnë në Korçë.”
Ata marshuan paradite në rrugë me thirrje dhe me pankarta në duar, ku i kërkonin qeverisë të ndërhyje.
“Nëse nuk merren masa lidhur me këtë situata ne do të vazhdojmë dhe mbase protesta do vazhdojë në mënyrë jopaqësore.”
Pak orë më vonë qindra qytetarë iu drejtuan sheshit të qytetit.
Policia dhe qytetarët atje u përleshën dhunshëm për disa minuta me radhë.
Qytetarë e deputetë tentuan herë pas here të bllokonin rrugët ndërsa policia iu kundërpërgjigj me forcë!
Për të tretën ditë me radhë në të gjitha qytetet e vendit po vazhdojnë protestat kundër rritjes së çmimeve.
Nga OraNews