“Zhduket” mishi vendas. – Në 2021 u importua 51 mln euro mish
“Zhduket” mishi vendas. – Në 2021 u importua 51 mln euro mish
20 PRILL 2022
Prodhimi i mishit shënoi rënie me rreth 4 % dhe arriti në 150 mijë tonë. Por nevojat për këtë produkt në tregun shqiptar janë shumë më të mëdha, që aktualisht plotësohen nga importi. INSTAT raportoi se përgjatë vitit 2016 u importua mish nga Brazili, Argjentina apo edhe vende të tjera në vlerën e 39 milionë dollarëve, duke shënuar një diferncë të madhe me eksportet që kapën vlerën e vetëm 1mln usd.
Ndërkohë që të dhënat e INSTA tregojnë se tregu i importit të mishit përjetoi një rritje të frikshme përgjatë vitit 2021, duke kapur vlerën rekord të 6.3 mld lekëve ose 51 mln euro, shumë kjo që do ta nxirrte këtë sektor përfundimisht nga kriza.
Kjo sasi prej 51 mln euro, e harxhuar për të blerë mish importi, është më e madhe se e gjithë skema e mbështetjes që Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion të fermerëve këtë vit të vështirë krize.
Nëse këto para do të injektoheshin në sektorin e Bujqësisë, situata do të ishte krejt ndryshe.
“2022 është një vit fatal përsa i përket blegtorisë. Është e pamundur që blegtoria të vazhdojë me këto kushte, përsa u përket imputeve” u shpreh eksperti, Ervin Resuli.
Gazeta Shqip