Zhgënjejnë partitë/ Nuk arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore!
Zhgënjejnë partitë/ Nuk arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore!
31 MAJ 2020
Nga: DRITARE.NET
Partitë politike kanë mbaruar mbledhjen e Këshillit Politik pa marrëveshje.
Vetë partitë kishin vendosur një afat që mbaron sot në 00:00, por tanimë ka mbaruar mbledhja pa marrëveshje.
SHBA, BE dhe faktori ndërkombëtar kishin bërë thirrje që marrëveshja të arrihet sot, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të jetë ditën e nesërme.
“Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t’i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS. Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Biometrika është e lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura”, – tha perfaqesuesi i PD, Oerd Bylykbashi./ I.M-Dritare.net