Zhupa: Përçarja e PD-së është një plan i parapërgatitur. – Alibeaj s’do gjejë dot 61 kandidatë për bashkitë
3 Nentor 2022
Ajo u shpreh se edhe vetë deputetët bashkë me Enkelejd Alibeajn e dinë shumë mirë që nuk do të fitojnë asgjë, por po e bëjnë të gjithën për t’i prishur punë PD-së. Sipas Zhupës, ky është një plan i parapërgatitur.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enkelejd Alibeajn, nuk do të jetë në gjendje për të gjetur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Euroneës Albania, Zhupa tha se vota e demokratëve nuk do të përçahet dhe se askush do të votojë për një person që është i destinuar të humbasë në zgjedhjet lokale. Ajo u shpreh se edhe vetë deputetët bashkë me Enkelejd Alibeajn e dinë shumë mirë që nuk do të fitojnë asgjë, por po e bëjnë të gjithën për t’i prishur punë PD-së. Sipas Zhupës, ky është një plan i parapërgatitur.
“Edhe ata e dinë që nuk kanë shans për të fituar ndonjë bashki, por është thjesht ideja për të prishur punë. Fare nuk do përçahet vota e demokratëve. E para, unë vazhdoj të jem e bindur se në këto 6 muaj deri në regjistrimin përfundimtar, nuk do kenë dot kandidatë për 61 bashki, se nuk do pranojë njeri të dalë kundër demokratëve dhe opozitarëve. Asnjë opozitar, asnjë demokrat nuk do të votojë një kandidat që është i destinuar të jetë humbës. Edhe ata e dinë që nuk kanë shans për të fituar ndonjë bashki, por është thjesht ideja për të prishur punë. Të jeni të bindur që nuk do të gjejnë 61 kandidatë”, theksoi ajo.
PD vijon të jetë e përçarë. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre, teksa lajmëroi gjithashtu se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama.
Dosja.Al