Zjarr i madh në Dajt. – Digjen mbi 20 hektarë bimësi, në rrezik disa banesa. – Operacioni për shuarjen e flakëve nuk ka filluar ende.
2 Gusht 2022
Nje zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një masiv me pisha në zonën e gjelbër të Dajtit, shumë pranë perimetrit të zonave të banuara
Ashtu siç duket në video, flakët janë shtrirë në më shumë se dy kilometra, duke e vështirësuar shumë situatën. Për forcat zjarrfikëse është dhënë alarmi, por operacioni për shuarjen e flakëve nuk ka filluar ende.
Po ashtu, ende nuk ka reagim nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa burime nga zjarrfikësit e Tiranës janë njoftuar për çfarë po ndodh, por ende nuk ka informacion zyrtar. Një pjesë e flakëve kanë depërtuar në territorin e bashkisë së Krujës, ndërsa rrezikohen disa banesa të fshatit Mukje.
Nga të dhënat e para flitet se janë djegur mbi 20 hektarë bimësi.
Gazeta Shqip