
Zjarr në hyrje të tunelit të Llogarasë, flakët favorizohen nga era e fortë
16 Prill 2025
Zjarri në zonën e Llogarasë, në hyrje të tunelit nga ana e Orikumit, vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë. Vatra ndodhet në një zonë të vështirë terreni dhe aktualisht përhapja e flakëve po ndikohet nga era e fortë që fryn në rajon.
Zjarri është përmasash të mëdha dhe ka vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Ende nuk ka të dhëna për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave apo jetës së njerëzve, por situata mbetet e paqëndrueshme
Autoritetet lokale dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë nga strukturat qendrore për të përballuar emergjencën.
Për shkak të erës dhe terrenit të thyer, ndërhyrja ajrore shihet si një nga mundësitë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.