![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/06/zjarr-Patos1-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&ssl=1)
Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë. – Shkrumbohen 5 ha ullinj dhe shkurre
26 Qershor 2024
Zjarr në orët e para në kodrat e Vainit në Karbunarë bashkia Lushnje. Flakët kanë përfshirë kodrat me ullinj drufrutore dhe shkurre. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnjë dhe efektivët e policisë. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë, nga flakët e zjarrit janë djegur rreth 5 hektarë ullinj drufrutorë dhe shkurre.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor. Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.