![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/09/zjarr.png?fit=838%2C474&ssl=1)
Zjarr në një masiv me pyje në Korçë, terreni për ndërhyrje i vështirë. Ja çfarë bëjnë forcat zjarrfikëse
Zjarr në një masiv me pyje në Korçë, terreni për ndërhyrje i vështirë. Ja çfarë bëjnë forcat zjarrfikëse
3 shtator 2020
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Korçës, në pyjet mes fshatrave Roshnjit dhe Lubonjë. Siç mëson “Panorama” zjarri është aktiv prej 24 orësh, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 30 forca zjarrfikëse.
Raportohet se vatrat e zjarrit janë ende aktive.
Në zonën ku ka rënë zjarri terreni është shumë i vështirë, çka ka bërë që forcat zjarrfikëse të ngjiten në këmbë.